Haradinaj: Opozita do të ketë qëndrim të përbashkët për kryeparlamentarin


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të ketë një qëndrim të përbashkët me partitë e tjera opozitare – PDK dhe LDK – sa i përket votimit të kryeparlamentarit. Ai tha se partia e tij, në parim është për konstituimin e Kuvendit.

“Në princip ne kemi qenë dhe do të jemi për konstituimin e Kuvendit. Por, nuk do të ndahemi me opozitën”, tha Haradinaj në prag të nisjes së seancës konstituive.

Ndërkaq, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk pranoi të tregojë nëse do të japë votat për kryeparlamentarin, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje./REL