Kryemadhi shigjeton personat pranë Metës: Mercenarët, rrogëtarët e e PL-së, po gënjejnë me paturpësinë më të madhe


Deputeja e Partisë së Lirisë Kryemadhi tha pas daljes nga SPAK se është përfshirë në fushatë për të mbështetur kreun e PL-së Meta ndërsa akuzoi stafin e ngushtë të këtij të fundit për gënjeshtra e mashtrime në drejtim të saj.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Metën më 11 maj duke i cilësuar krejt të pavërteta akuzat e personave pranë kreut të PL-së se ajo kërkon vota për PS-në.

“Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Ndoshta pak më shumë për shkak të fëmijëve, janë ata që janë me mua në çdo hap në çdo takim. I kam marr si dëshmitarë, duke parasysh që stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votën për PS. Kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë të njerëzit, është në një justifikim, të tillë. U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën. Sot është me e rëndësishme të çojmë votë morale, se ca thonë mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, t’i harrojmë dhe t’i anashkalojmë, t’i harrojmë dhe vetëm të ecim para se në fund të ditës vota është për Ilir Metën. Rrogëtarët, kush ka bordero tek PL, atë që ne nuk e kemi pasur asnjëherë në jetën tonë, ata janë mercenarët. Unë besoj tek kthjelltësia politike e Metës, dalja e tij në listë të hapur tregoi që ka një vendim politik, është kthjelluar, për të unifikuar votën dhe për të çuar sa më shumë vota në kutinë e votimit të opozitës.” – tha Kryemadhi.