Mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së, 13 kandidatë në garë


Janë mbyllur sot aplikimet për kreun e ri të RTSH-së.

Në garë për postin e drejtorit janë 13 kandidatë. Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi të rihapë garën duke hedhur poshtë procedurën e nisur më 6 janar, e cila u mbyll pas dyshimeve për paracaktim të garës, shkruan  BW.

Në garë asokohe mbetën vetëm drejtoresha e komanduar pas largimit të Alfred Pezës, Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

Deputetët e Komisionit të Medias nga PS-ja e PD-ja paralajmëruan Këshillin Drejtues të RTSH-së asokohe për shkelje të procedura e ligjit dhe favorizim të kandidates Polo.

Aplikantët për kreun e RTSH-së

Eni Vasili

Gëzim Xhaxhaj

Flamur Buçpapaj

Kliton Rama

Zoje Jakaj (Marashi)

Jetmir Shpuza

Laureta Roshi

Ermal Hoxha

Eni Vasili

Harrila Koçi

Engjëllush Musai

Mimoza Haxhiaj

Elton Metaj

Enrik Mehmeti