Është ndërprerë seancë konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ndërprerja erdhi pasi nuk u arrit të ngrihej komisioni për verifikimin e mandateve.
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK votuan kundër pasi kryeministri Kurti dhe ministrat e tij nuk kishin dhënë dorëheqje.
Ata deklaruan se kjo ishte në shkelje të Kushtetutës, oasi ata duhet të dorëhiqeshin para të betoheshin si deputetë, shkruan Lajmi.
Megjithatë para pak çastesh, mësohet se Kurti e ministrat e tij janë dorëhequr ndërkohë që vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.