Ka ndërruar jetë edhe i mituri 14-vjeçar, i përfshirë në aksidentin tragjik mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom-Golem të Shkodrës.
Ai udhëtonte me një 16-vjeçar, i cili humbi jetën në vendngjarje pasi motorri me të cilin po lëviznin doli nga rruga dhe u përplas me një mur.
Dy të miturit po udhëtonin me motor në momentin e aksidentit, që ndodhi rreth orës 18:20.