Nënë e birë janë dënuar nga gjykata e Beratit pasi akuzohen për abuzim me nipin e fëmijën e mitur të dyshes përkatësisht, për të fituar lekë në TikTok.
Gjyshja e të miturit Natasha Rombula është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg ndërsa babai i fëmijës Armando Kumaraku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Këtij të fundit i është hequr e drejta e prindërimit.
Ngjarja për të cilën u dënua dyshja u bë publike para pak muajsh. Rombula e Kumaraku u shfaqën në video në TikTok ndërsa janë gjetur fajtorë se kanë përdorur të miturin për muaj me radhë për të fituar para nga ndjekësit.