Tabaku takon punonjëset e fasonerie  në Tiranë: Taksa e sheshtë 10 për qind, më shumë para në familjet tuaja


Jorida Tabaku takoi sot punonjëset e një fasonerie në Tiranë.

Kandidatja e PD-së për Tiranën në listën e hapur diksutoi me punonjëset e fasonerisë mbi vështirësitë e përditshme dhe kostot e larta të jetesës.

Demokratja prezantoi programin ekonomik të PD-së duke theksuar taksën e sheshtë 10 për qind, përmirësimin e sistemit arsimor e shëndetësor, uljen e taksave, ndihmën për pensionistët e familjet shqiptare dhe uljen e çmimeve.

“Jam shumë e gëzuar që zonjat më mbështesin dhe realisht shumë e privilegjuar për këtë mbështetje. Ju falenderoj që më dhatë mundësinë t’ju flas. E di shumë mirë që zgjoheni më herët se unë, që pas punës shkoni në shtëpi dhe merreni me punët atje, përfshirë edhe buxhetin e familjes. E di sa mirë e kuptoni kur flas për taksën e sheshtë 10%. Sepse kjo do të thotë më shumë para në xhepin tuaj dhe të familjes suaj. Më shumë para për sipërmarrjen që do të përkthehet në më shumë rroga për ju”, tha Tabaku.