Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një takim me banorët e zonës së Babrrusë, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje për alternativën që përfaqëson. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji, Blushi theksoi rëndësinë e bashkimit të njerëzve të ndershëm për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.
Gjatë takimit, ai prezantoi programin e Partisë së Lirisë, duke e konsideruar atë si një mundësi të madhe për të gjithë shqiptarët. Sipas tij, ky program synon të garantojë një minimum jetik prej 200 eurosh, rritje të pensioneve me 20 për qind, paga minimale prej 500 euro dhe rrogë mesatare prej 1200 euro.
Ai shtoi se qytetarët do të përfitojnë edhe një kartë konsumi prej 450 eurosh dhe se profesionet e lira dhe biznesi i vogël do të jenë të përjashtuar nga taksat, ndërsa taksat lokale nuk do të kalojnë 1 për qind të xhiros vjetore.
Blushi tha se shanset dhe mundësitë që u jep ky program shqiptarëve janë reale dhe po mirëpriten kudo. Ai i ftoi qytetarët të votojnë më 11 maj për numrin 1 në fletën e votimit, duke e konsideruar këtë si një zgjedhje për të ardhmen e tyre dhe të familjes së tyre.