Dy aksidente kanë ndodhur në Tiranë sot.
Një punonjës i Ministrisë së Jashtme është përplasur nga një makinë teksa ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.
Një tjetër aksident ndodhi në Unazën e Madhe ku një makinë është përplasur me një motor.Drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.