Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fier–Patos, ku hetuesit e BKH dhe Forca Operacionale e Policisë u përplasën fizikisht me disa persona, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 gjatë një operacioni të ndjeshëm që mbetet top sekret. Burime bëjnë me dije se BKH ka përdorur edhe një dron për vëzhgim nga ajri.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë arrestuar 3 persona.
Fier/Informacion paraprak
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.