PD ka kallëzuar në SPAK kryebashiakun socialist të Kamzës Rakipi Suli.
Kallëzimi është bërë nga kandidati i PD-së për qarkun Tiranë Arjan Hoxha.
Ky i fundit tha se Suli ka betonizuar parkun e liqenit të Paskuqanit dhe ka kryer veprime të jashtëligjshme që dëmtojnë interesat e kandidatëve të PD-së.
“Janë kryer veprime të kundraligjshme që dëmtojnë interesat e kandidatëve të partisë Demokratike. Po betonizohet Parku i Liqenit të Paskuqanit”, theksohet në kallëzim mes të tjerash. Për sa më sipër, rezulton se janë ezauruar elementët e veprave penale të kallëzuara”, theksohet në denoncim, teksa kërkohet edhe marrja në pyetje e Sulit dhe të tjerëve.