Paralajmërimi i Celibashit: Votuesit që kapen me shitblerje votash rrezikojnë deri në 5 vite burg


Kreu i KQZ-së Celibashi paralajmëroi votuesit që shesin votën për pasoja penale.

Teksa dha një konferencë shtypi lidhur me votën e diasporës, ai theksoi se nëse votuesit kapen duke u marrë me shitblerje votash rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Ai tha gjithashtu se KQZ-ja garanton votën pasi ajo të jetë marrë në dorëzim nga DHL e më pas nga KQZ-ja.

“Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim.” – paralajmëroi Celibashi.