Përqafoi kancelarin Scholz në vitin 2023, gjobitet 4500 euro burri në Gjermani


Një gjerman u gjobit me 4,500 euro të martën pasi hyri fshehurazi në autokolonën e kancelarit Olaf Scholz dhe e përqafoi atë. Të pandehurit, emri i të cilit u fsheh nga autoritetet, iu pezullua edhe patenta e shoferit për dy vjet e gjysmë.

Në maj 2023, burri në fjalë, duke drejtuar një Audi me ngjyrë të errët, iu bashkua autokolonës së kancelarit ndërsa Scholz po kthehej në Berlin pas 25 vjetorit të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Sapo karvani mbërriti në aeroportin e Frankfurtit, shoferi doli nga makina e tij, i shtrëngoi dorën Scholz-it dhe e përqafoi atë në pistë. Më pas ai u ndalua nga policia, shkruan rt.

Sipas Deutsche Ëelle, burri këmbënguli se i ishte bashkuar autokolonës gabimisht. Ai shpjegoi se ishte nën efektin e kokainës dhe kishte dy ditë që po festonte. Gjykata e shpalli fajtor për drejtim mjeti nën efektin e drogës dhe shkelje të ligjit.

Zëdhënësi i kancelarit, Wolfgang Buechner, u tha më vonë gazetarëve se Scholz “nuk u ndje i kërcënuar në asnjë moment”.

Megjithatë, mungesa e sigurisë ngjalli një shqyrtim publik, duke pasur parasysh rritjen e abuzimeve verbale dhe sulmeve fizike ndaj politikanëve gjermanë në vitet e fundit.