Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët u shpreh se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për diasporën shqiptare nuk mund të mbyllet nesër më datë 17, për shkak të ngarkesës.
Celibashi tha se shpreson që shpërndarja të mbyllet maksimumi brenda kësaj jave.
“Do vijnë direkt në Parkun Olimpik, nuk shkojnë në KQZ, këtu bëhet procesi administrativ, i menaxhimit dhe dokumentimit të zareve që do vijnë. Kutitë e votimit do jenë këtu nën vëzhgimin e kamerave dhe përfaqësuesve të partive politike.
Kam frikë se nuk e përfundojmë dot në datën 17 procesin për shkak të ngarkesës të shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes dhe dërgimit të zarfave. Shpresojmë që në dy ditë, rasti më ekstrem që brenda kësaj jave ta përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.