Sot seancë në GJKKO për Erion Veliajn


Mesditën e sotme mbahet një  seancë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të informojë gjykatën mbi dinamikën e hetimeve dy mujore të zhvilluara ndaj Veliajt, i cili përballet me dy akuza të rënda penale: “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Ndërkohë, Veliaj ka paraqitur një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, duke kërkuar zëvendësimin ose revokimin e arrestit me burg, masë që është konfirmuar më herët nga Apeli i Posaçëm më 12 shkurt. Avokatët e tij kanë paralajmëruar se do të ndjekin rrugën e rekursit në Gjykatën e Lartë, në përpjekje për lirimin e klientit të tyre nga qelia.