Banka Europiane pritet të ulë normat e interesit për herë të tretë këtë vit, pasi tensionet globale të tarifave dhe pasiguria kërcënojnë rritjen ekonomike të Eurozonës.
Që nga e mërkura, tregjet vlerësuan një probablititet afërsisht 94% për një ulje të normës së interesit me çerek pikë nga banka qendrore dhe afërsisht 6% për një ulje më të madhe, me 50 pikë bazë, sipas të dhënave të LSEG.
Një ulje me çerek pikë do të çonte normën së depozitave të BQE-së, në 2.25% – nga niveli më i lartë 4% në mes të 2023.
Seria e uljeve relativisht të shpejta të normave të interesit ka ndodhur pasi inflacioni në zonën e euros ka rënë vazhdimisht nën 3%, duke u mbyllur së fundmi në objektivin 2% të BQE-së. Rritja ekonomike rajonale ka qenë ndërkohë e dobët.
Kur banka qendrore uli për herë të fundit normat në mars, ajo ndryshoi gjuhën e saj rreth politikës monetare, për të cilën tha se “po bëhej shumë më pak kufizuese”. Në janar, BQE e kishte karakterizuar ende politikën monetare si “kufizuese”.
Ndryshimi i gjuhës u interpretua nga disa ekonomistë si një sinjal se politikëbërësit po bëheshin më të kujdesshëm për uljen e mëtejshme të normave të interesit, duke ngjallur pyetje nëse mund të pritej një pauzë në ciklin e lehtësimit monetar. Por tregtia globale dhe tarifat e javëve të fundit e kanë ndryshuar disi këtë pikëpamje.
Frika nga rritja e shkaktuar nga tarifat
Pasi tashmë kanë zbutur gjuhën rreth faktit se sa janë normat kufizuese në mars, BQE mund të bëjë sërish ndryshime të enjten.
Brzeski i ING tha se banka qendrore “do të duhet të ndryshojë komunikimin e saj”, duke sugjeruar se banka qendrore do të flasë se një normë më e ulët e depozitave 2.25%, “do të ishte tashmë brenda intervalit të normave neutrale të interesit” nëse BQE vendos për një ulje të mëtejshme.
Pyetja se ku qëndron e ashtuquajtura normë neutrale për BQE-në është debatuar ashpër prej muajsh tashmë, mes politikëbërësve, analistëve dhe ekonomistëve. Në nivel neutral, normat e interesit as nuk stimulojnë dhe as kufizojnë ekonominë dhe mund të mbahen të qëndrueshme.
BQE vlerëson se norma e saj neutrale qëndron midis 1.75% dhe 2.25%.
Ekonomistët në kërkimin e Deutsche Bank u shfaqën më hezitues për çdo ndryshim të mundshëm gjuhësor, duke thënë se besonin se gjuha do të mbetej e pandryshuar të enjten. “Në ndërthurje me pikëpamjen se inflacioni po kthehet në objektiv, kjo ka një prirje të nënkuptuar të pëlqyeshme.”
Perspektiva e normës së BQE-së ‘e turbullt’ nga politika e SHBA-së
Duke parë përtej vendimit të BQE-së të enjten, rruga përpara për normat e interesit pritet të jetë “e pafund”, argumentuan ekonomistët e kërkimit të Deutsche Bank.
Parashikimet e ekonomistëve supozuan ulje të mëtejshme të normës.
VINI RE: Artikulli është pronësi intelektuale e Monitor.