Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe ishte kallëzuar në SPAK nga Fredi Beleri.
Ky i fundit e akuzonte Goron se i kishte dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij në krye të bashkisë Hiarë, Arqile Bollanos, 4263metra katrorë tokë.
Përveç Goros, të pandehur për dosjen janë marrë edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.
Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.