Katër persona, dy prej të cilëve të mitur janë plagosur nga të shtënat me armë mbrëmjen e sotme në Lundër të Tiranës.
Të plagosurit janë Arenc Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe 11-vjeçari Dior Demiraj, me këtë të fundit në gjendje të rëndë.
Babai i 17-vjeçarit është pronari i Pelikani Security, raporton Report Tv.
Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.
Njoftimi
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.”