AGIKONS dhe Chevening: Një partneritet për talentet shqiptare me mbështetjen vizionare të Ambasadës Britanike


AGIKONS, një nga kompanitë lidere në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit, pjesë e UK Development Holding Group me seli në Londër, njofton me krenari partneritetin e saj me programin prestigjioz Chevening një iniciativë e qeverisë britanike që ofron bursa për liderë të rinj nga e gjithë bota, për të ndjekur studimet në universitetet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AGIKONS për të kontribuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar. Projekti realizohet me mbështetjen e veçantë të Ambasadës Britanike në Tiranë dhe përfaqëson një tjetër hap konkret drejt promovimit të arsimit cilësor dhe lidershipit të së ardhmes në Shqipëri.

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot, Z. Gentian Sulo, President i AGIKONS sh.p.k., firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott. Kjo marrëveshje vjen si rezultat i një vizioni të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Ambasadori Abbott, ndonëse i ri në detyrë, ka ndërmarrë hapa konkrete dhe ambicioze për ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme bashkëpunimi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Ambasada Britanike po promovon me sukses vlerat britanike në fushat e biznesit, arsimit dhe kulturës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Ky partneritet sinjalizon një epokë të re në marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe politike mes dy vendeve, të mbështetura nga një ndihmë institucionale solide dhe bashkëpunim i thelluar. AGIKONS, si një prej sipërmarrjeve shqiptare me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, gjen në këtë marrëveshje një mundësi të re për zhvillim dhe përfshirje në projekte me ndikim të gjerë social dhe ekonomik.

Me 30 vjet përvojë dhe projekte të suksesshme në ndërtim dhe zhvillim në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi, Itali dhe Kosovë, AGIKONS është një shembull i ndikimit pozitiv të bizneseve britanike në Shqipëri.

Ky partneritet me Chevening, i mundësuar nga mbështetja e Ambasadës Britanike, pasqyron angazhimin tonë për të fuqizuar talentet shqiptare dhe për të hapur dyer për mundësi akademike dhe profesionale në skenën globale.

“Ky bashkëpunim me Chevening, i mbështetur nga Ambasada Britanike dhe lidershipi i Ambasadorit Abbott, është një moment historik për të promovuar vlerat britanike dhe për të ndihmuar liderët e ardhshëm të Shqipërisë. Jemi krenarë të kontribuojmë në këto marrëdhënie gjithnjë e më të forta mes dy vendeve tona,” tha Z. Gentian Sulo.

Ky partneritet ofron mundësi unike për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasqyruar një epokë të re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar