Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tapizë të Krujës, ku një 69-vjeçare ka humbur jetën.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:10, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi V.Z., 33 vjeç, u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasja L.M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, kjo e fundit ndërroi jetë. Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 06:10 automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”