Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi sot se BE-ja i ka kthyer sytë te zgjedhjet në Shqipëri dhe se ata që bëjnë krime zgjedhore do shpallen grupe terroriste.
Berisha tha gjithashtu se selia blu ka dorëzuar një listë me emra konkretë të personavve që janë përfshirë në krime zgjedhore.
“Nuk ka më sy të mbyllura për zgjedhjet këtu. Prozhektorët e Evropës dhe miqve tanë kudo janë përqendruar në këto zgjedhje. Partia Demokratike ka dorëzuar një listë me emra konkretë të individëve që, sipas tyre, janë përfshirë në krime zgjedhore, veprime që konsiderohen si krime të rënda. Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpallur organizata terroriste jo vetëm në Shqipëri, por edhe duke lobuar në Evropë dhe SHBA që të konsiderohen të tilla edhe atje.” – tha Berisha.