“Bima e vetme medicinale që njeh Edi Rama është droga” – Berisha


“Bima e vetme medicinle që njeh kryeministri Rama është droga”, tha sot kreu i PD-së Berisha gjatë një takimi me prodhuesit e bimëve mjekësore.

Ai e akuzoi kreun e qeverisë për harresë të këtij sektori ndërsa premtoi kthimin në përparësi të këtij sektori.

“I ka mbetur shpirti në drogë të ziut, pavarësisht se droga shkatërron njeriun, shkatërron jetë, familjen dhe ekonominë. Ky s’ka fol njëherë për ullinj, vreshta, mollë, arra, gështenja, bimët mjekësore apo aromatike. Bima e vetme aromatike për të, për narkodiktatorin, është droga. Kushdo duhet ta gjykojë tjetrin nga fjalori që ka, nuk i nxjerr dot shpirti e goja përveç kanabisit. Kemi pasuri të jashtëzkonshme me bimët medicinale. Narkoeuro ka falimentuar prodhuesit e ndershëm. Bima e vetme medicinale për narkodiktatorin është droga. Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë, do subvencionojmë fermerët dhe bujqit. Do jeni përparësi dhe mbështetje në fushën e eksportit dhe prodhimit të produkteve medicinale.” – tha Berisha.