Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku u përgjigjet qytetarëve nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.
“Po të shohësh të gjithë trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve është e qartë se kur e si ka ndodhur. Kjo është si ajo shprehja” shpif se diçka do të mbetet”, tha ai.
Kreu i socialistëve shtoi se gjithçka e premtuar për mandatin e katërt nuk është një premtim për arsye elektorale, por pjesë e një plani të qartë pune.
“Ne nuk bëjmë premtime elektorale sepse në aspektin e punëvë ne japim informacion, janë pjesë e planeve tona qeverisëse, jo ëndrrave, ëndërr kemi vetëm një dhe ai është anëtarësimi në BE. Nuk janë premtime që hajd marrim një herë votën dhe më pas shohim e bëjmë”, tha ai