“SPAK-ut i janë dorëzuar provat” – Bardhi: Balluku të përgjigjet për krimet zgjedhore


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka përsëritur thirrjen e tij publike ndaj SPAK, duke kërkuar ndëshkimin e asaj që ai e cilëson si “krimet elektorale” të kryera nga ministrja Belinda Balluku dhe struktura të përfshira në manipulimin e procesit zgjedhor në këtë qark.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan:

“Hiqni kompjuterët nga zyrat, fshini të dhënat sa të doni, shkulni tela në zbatim të çdo urdhri – është e kotë! Të gjitha provat janë tashmë në duart e SPAK, dhe për pasojat, jeni përgjegjës vetë!”

Ai i bën apel prokurorisë speciale të reagojë pa vonesë:

“I bëj edhe njëherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj në Qarkun e Fierit!”