Të paktën gjashtë persona janë dërguar në spital pas një të shtënë me armë në Universitetin Shtetëror të Floridës (FSU) në Tallahassee.
Një person është ndaluar nga policia pas të shtënave që ndodhën në godinën Student Union të universitetit të enjten, përcjell BBC.
Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte informuar për incidentin në fillim të një takimi me Kryeministren italiane Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur “një turp, një gjë të tmerrshme”.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tha: “Lutjet tona janë me familjen e FSU-së dhe forcat e rendit janë duke u angazhuar intensivisht në përgjigjen ndaj situatës.”
Sipas qendrës spitalore Tallahassee Memorial Healthcare, një nga viktimat është në gjendje kritike, ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Universiteti ka anuluar të gjitha orët e mësimit deri të paktën ditën e premte, ndërsa edhe aktivitetet sportive janë anuluar për fundjavën.