Vritet me armë zjarri babai i Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës.

Gjovalin Prendi ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është babai i Roan Brahimit, i vrarë në një atentat në Athinë më 9 maj 2024.

65-vjeçari Gjovalin Prendi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij kur është qëlluar me breshëri.

I biri, Roan Brahimi, dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, ngjarje e ndodhur më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë Krujës. Përveç Martinajt, në atentat u vranë edhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Roan Brahimi dyshohet gjithashtu se ka pasur lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur në fshatin Larushk të Krujës më 15 mars 2024. Bejtjau kishte shpëtuar më herët tre atentateve.