Ajola Xoxa u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Ajo është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në bashkëpunim (në 9 raste), pastrimin e produkteve të veprës penale dhe mosdeklarimin apo fshehjen e pasurisë, sipas dispozitave të Kodit Penal.