Çështja e dëbimit të një shtetasi salvadoruan i dyshuar si anëtar ibandës famëkeqe MS-13 ka mbërthyer SHBA-në pasi senatori demokrat Chris Van Hollen fluturoi drejt Salvadorit për të takuar Kilmar Abrego Garcian.
Shtëpia e Bardhë publikoi një fotomontazh për të nënvizuar kontrastin e thellë midis pozicionit të republikanëve dhe demokratëve për emigracionin e paligjshëm.
Njëra nga pamjet paraqiste Patty Morin, duke u ngushëlluar nga presidenti Trump në Zyrën Ovale. Vajza e Morin, Rachel Morin, u rrah, u përdhunua dhe u vra egërsisht në Maryland nga një emigrant i paligjshëm nga Salvadori në vitin 2023.
Pamja tjetër tregonte Senatorin demokrat Chris Van Hollen, duke takuar e pirë një gotë me 29-vjeçarin e dëbuar Kilmar Abrego Garcia, nël Salvador.

Majtas Patty Morin, vajza e së cilës u rrah, përdhunua dhe vra nga një emigrant i paligjshëm, djathtas senatori demokrat Van Holle dhe anëtari i dyshuar i bandës MS-13 Kilmar Abreu Garcia
Abrego Garcia u dëbua muajin e kaluar nga administrata Trump, e cila thotë se ai ka qenë anëtar i bandës famëkeqe MS-13 dhje akuzohet gjithashtu se ka rrahur dhunshëm bashkëshorten e tij.
Van Hollen, i cili e quajti dëbimin “absolutisht të padrejtë”, fluturoi në El Salvador për të mbrojtur lirimin e Abrego Garcias.
“Ne nuk jemi njësoj”, shkroi Shtëpia e Bardhë në foto duke etiketuar Van Hollen.
Ndërkohë Patty Morin, vizitoi Shtëpinë e Bardhë Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe foli me gazetarët ku kritikoi ashpër udhëtimin e Senatorit demokrat Van Hollen në El Salvador.
Ajo vuri në dukje se Van Hollen, i cili përfaqëson shtetin e saj, asnjëherë nuk kishte kontaktuar me të që kur vajza e saj u vra.
“Të kesh një senator nga Maryland që as nuk e pranoi vdekjen brutale të bijës sime, duke lënë pesë fëmijët e saj pa nënë dhe tani një gjyshe pa gjyshe, në mënyrë që ai të përdorë paratë e taksapaguesve të mi për të fluturuar në El Salvador për të sjellë dikë që nuk është as qytetar amerikan. Pse ai person ka më shumë të drejta se unë, vajzaime dhe nipiër e mbesat e mia. Unë nuk e kuptoj këtë.”
Pas dënimit të Martinez-Hernandez, Van Hollen lëshoi një deklaratë duke u zotuar të forcojë sigurinë kufitare duke “mbështetur gjithashtu komunitetet tona të emigrantëve”.
Patty Morin u bëri thirrje mediave që të “tregojnë të vërtetën” për të huajt e dhunshëm të paligjshëm që u lejuan në vend. Vrasësi i Rachel Morin, Victor Antonio Martinez-Hernandez, dyshohet se kreu një vrasje në vendin e tij. Ai ishte gjithashtu i lidhur me një sulm me dhunë në një shtëpi në Los Anxhelos përpara se të transferohej në Maryland.
Kilmar Abrego-Garcia dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e qenieve njerëzore, sipas një raporti të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI) të vitit 2022 të marrë nga Fox Neës. Në raport thuhej gjithashtu se “hetimet zyrtare të forcave të zbatimit të ligjit” zbuluan se Abrego-Garcia ishte një anëtar i bandës famëkeqe MS-13, të cilën Presidenti Donald Trump e ka cilësuar si një organizatë terroriste.
Sipas raportit, më 1 dhjetor 2022, një efektiv i Patrullës së Autostradës së Tennessee ndaloi Garcia-n pasi ai “u vu re se po ecte me shpejtësi” dhe nuk mund të qëndronte në korsinë e tij. Trupi vuri re tetë individë në makinë me Abrego-Garcia, i cili tha se ai filloi të udhëtonte tre ditë më parë nga Houston, Teksas, në Temple Hills nëpërmjet St. Louis, për të “kryer punë ndërtimi”. Në raport thuhet se efektivi dyshonte se bëhej fjalë për një trafik njerëzish. Për më tepër, personat në makinë thuhet se kanë dhënë të njëjtën adresë me adresën e shtëpisë së Abrego-Garcias.
Teksa fliste me oficerin e policisë, Abrego-Garcia dyshohet se “u shtir se fliste pak anglisht dhe u përpoq të largonte oficerin duke iu përgjigjur pyetjeve me pyetje”. Pas incidentit, oficeri vendosi të mos i jepte Abrego-Garcia-s një gjobë për shkeljet e drejtimit të automjetit, por përkundrazi t’i jepte një paralajmërim për drejtimin e mjetit me patentë të skaduar.
Raporti HSI gjithashtu vë në dukje se në tetor 2019, Njësia e Policisë së Qarkut Prince Georges e identifikoi Abrego-Garcia si një anëtar të bandës famëkeqe Mara Salvatrucha (MS-13).
“Abrego Garcia është një anëtar i bandës MS-13, i huaj i paligjshëm nga El Salvadori dhe trafikant i dyshuar njerëzish. Faktet tregojnë se ai u kap me tetë individë në një makinë në një udhëtim treditor nga Teksasi në Maryland,” tha për Fox News, Ndihmës Sekretarja e Sigurisë Kombëtare për Çështjet Publike, Tricia McLaughlin.
“Faktet flasin vetë. Narrativa simpatike e medias për këtë anëtar të një bande kriminale është shkatërruar plotësisht.”
Abrego-Garcia gjithashtu u zbulua kohët e fundit se kishte një rekord si dhunues i përsëritur “i dhunshëm” i gruas, sipas të dhënave të gjykatës të paraqitura në një gjykatë rrethi në Qarkun e Prince George, nga gruaja e tij, Jennifer Vasquez.
Në dosjen e vitit 2021, të shkruar me dorëshkrimin e vetë Vasquez-it, ajo pretendon se Abrego Garcia e ka rrahur vazhdimisht, duke shkruar: “Në këtë pikë, kam frikë të jem pranë tij. Kam shumë foto/video se sa i dhunshëm mund të jetë dhe të gjitha mavijosjet që më ka lënë.”
Dëbimi i Abrego-Garcias ka shkaktuar bujë në mesin e demokratëve, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar atë si një “burrë të Maryland” të dëbuar gabimisht.
Senatori demokrat Van Hollen fluturoi në El Salvador këtë javë për t’u takuar me Abrego Garcian, takim që e kreu sot.
“Unë thashë se qëllimi im kryesor i këtij udhëtimi ishte të takohesha me Kilmar,” shkroi Van Hollen në X, së bashku me foton e postuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Sonte e pata atë mundësi. Kam telefonuar gruan e tij, Jennifer, për t’i përcjellë mesazhin e tij të dashurisë.”
Van Hollen tha më parë se ishte “absolutisht e padrejtë dhe e paligjshme që ky banor i Maryland të ndalohej dhe të dëggohej qoftë edhe një ditë në një burg famëkeq në El Salvador”.
Garcia, i cili jetonte në Maryland me gruan dhe fëmijët e tij, u deportua në megaburgun e El Salvadorit “Qendra e Mbajtjes së Terrorizmit” (CECOT) muajin e kaluar dhe zyrtarët pranuan në gjykatë se dëbimi i tij kishte qenë një gabim administrativ, megjithëse tani disa zyrtarë të lartë të Trump thonë se ai u dëbua në mënyrë të saktë dhe pretendojnë se ai është një anëtar i MS-13.
Si gjykata federale e qarkut, ashtu edhe Gjykata e Lartë e SHBA-së kanë urdhëruar administratën Trump të “lehtësojë” lirimin e tij dhe të kthehet në SHBA për procedurat e duhura të dëbimit.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se Abrego Garcia nuk do lejohej të kthehej në SHBA.
“Ai nuk do të kthehet në vendin tonë.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani