Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejtuar akuza ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku denoncon kontrastin mes jetës luksoze të funksionarëve të qeverisë dhe vështirësive ekonomike të qytetarëve.
Berisha shkruan se “Shqipëria sot ndodhet mes dy realiteteve”, duke theksuar se ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me pamundësinë për të blerë veshje bazike, ministrja Balluku shfaqet me një rrip që, sipas tij, kushton 1200 euro. Këtë deklaratë ai e shoqëron edhe me një foto ilustrative të rripit në fjalë.
“Shqipëria sot ndodhet mes dy realiteteve: shqiptarët nuk mund të blejnë veshje bazike, ministrja e Ramës blen një rrip 1200 euro”, shkruan Berisha.