Berisha në Krujë: Rama përuroi dy herë rrugën e Sari Salltikut që bëmë ne


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama për mashtrim e abuzim me taksat e qytetarëve.

Gjatë një takimi me tregtarë e qytetarë në tregun artizanal të Krujës, kryedemokrati tha se qeveria e tij do rrisë pensionet e rrogat, do ulë taksat, do mundësojë konkurrencën e ndershme.

“Ne jemi për një ndryshim të madh që do ta nisim nga atje ku është dhimbja, tek ata që paguhen sot tre herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve, nga pensionistët.Ne paratë që marrim nga qytetarët nëpërmjet TVSH-së do i kthejmë një pjesë të mirë tek ju me rroga e pensioneve e do të vendosim minimumin jetik, shumë minimale 3200 euro, por një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Bizneset më treguan se në 12 vite nuk janë bërë as 10 perqind e investimeve të 8 viteve tona. Rama inauguroi dy herë rrugën që kemi bërë dhe inauguruar ne. Nuk e di që krutanët i japin ujë në bisht të lugës atij. Minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme. Një njeri që merr 6.3 euro në ditë nuk është në varfëri ekstreme. Është i varfër, por jo në varfëri ekstreme.

Kështu që me këtë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, më e moralshme dhe dëshmojmë se nuk do lëmë njeri në vuajtje, në dhimbje, në mjerim. Këto brenda 100 ditëve. Së dyti, rrogat e ulëta do i ngremë në 500 euro. Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta.”  – tha Berisha.