Gjendet një makinë e djegur në Lezhë, dyshohet se u përdor në atentatin ndaj babait të Roan Brahimi


Një makinë që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, është gjetur e djegur në Fushë Gjorm të Lezhës.

Makina u gjet rreth 300 metra larg autostradës, pranë një kanali.

64-vjeçari Gjovalin Prendi u qëllua me breshëri teksa po pinte kafe në lokalin e tij në fshatin Pllanë të Lezhës.

Ai ishte babai i Sidorel Prendit (Roan Brahimit),i cili u vra në një atentat në Athinë në maj të vitit 2024. Brahimi ishte armik i Ervis Martinajt ndërsa dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt dhe Gentian Bejtjas.