Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë vënë në dyshim udhëtimin në hapësirë të “Blue Origin” të miliarderit Jeff Bezos duke e quajtur atë një mashtrim.
Një ekip prej gjashtë femrash të njohura mes të cilave bashkëshortja e shefit të Amazon, Bezos, Lauren Sanchez, këngëtarja Katy Perry e moderatorja Gayle King ishin pjesë e stafit të “Blue Origin” në udhëtimin në hapësirë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale morën zjarr sidomos nga një gafë e çuditshme me hapjen e derës së “Blue Origin” pasi ajo u ul në tokë, shkruan NY Post.
Fillimisht dera duket sikur hapet paksa nga ekuipazhi brenda kapsulës , para se të mbyllej nga brenda e të hapej më pas nga Bezos që duket se përdor një pajisje si tip çelësi hekuri.
Pamjet nga vetëm disa minuta më parë tregojnë qartë se dera e kapsulës hapet nga brenda përpara se të mbyllet me nxitim.
Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, hapja e derës, përbërja e saj si dhe fakti që ekupiazhi i përbërë nga femra të botës së spektaklit, pa pasur me vete asnjë specialist, pajisjes oksigjeni, helmeta mbrojtëse e kostume speciale, i vënë vulën pretendimit të tyre se misioni ka qenë i rremë.
Raketa i dërgoi gratë pak mbi Linjën Karman, një vijë që shënon skajin e hapësirës, dhe ajo ra përsëri në tokë 11 minuta pasi u ngrit.
Fotot e publikuara të hënën treguan ekuipazhin që notonte në hapësirën me gravitet zero me Sanchez duke buzëqeshur ndërsa këmbët e saj lëviznin në ajër.
Përdoruesit e mediave sociale pretendojnë se misioni ishte një mashtrim, duke këmbëngulur se raketa mund të hapet vetëm nga jashtë për shkak të “protokolleve të sigurisë” dhe të kabinës nën presion.