Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mineraleve.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko, tha se ky memorandum hap rrugën për një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, që do të përfshijë edhe krijimin e një fondi investimi për rindërtimin e vendit.
Marrëveshja pritet të finalizohet deri në fund të javës së ardhshme. Negociatat kishin mbetur pezull përkohësisht pas përplasjes publike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump në shkurt.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, së bashku me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili hap rrugën për një Marrëveshje Partneriteti Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës.”
We are happy to announce the signing, with our American partners, of a Memorandum of Intent, which paves the way for an Economic Partnership Agreement and the establishment of the Investment Fund for the Reconstruction of Ukraine. pic.twitter.com/AQsHPkWh5X
— Yulia Svyrydenko (@Svyrydenko_Y) April 17, 2025