SHBA nis tërheqjen nga Siria, mbyllen tre baza ushtarake në verilindje të vendit


Një video e publikuar së fundmi dokumenton fillimin e tërheqjes zyrtare të forcave amerikane nga Siria, duke shënuar një fazë të re në rolin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Ky hap vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të rishikuar angazhimet jashtë shtetit dhe për të përqendruar burimet në prioritetet e reja të sigurisë kombëtare.

SHBA do të mbyllë tre baza ushtarake në verilindje të Sirisë – një zonë ku trupat amerikane kanë qenë të vendosura për vite me radhë, kryesisht për të mbështetur forcat kurde dhe për të luftuar mbetjet e grupit terrorist ISIS.