Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk vërehen shenja të qarta për arritjen e një armëpushimi. Paralajmërimi erdhi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rubio theksoi se SHBA dëshiron t’i japë fund luftës, por nuk do të vazhdojë me bisedime të pafundme pa rezultat. “Nuk do ta zgjatim këtë përpjekje për javë apo muaj,” tha ai, duke shtuar se SHBA ka edhe prioritete të tjera për t’u fokusuar.
Deklarata e Rubio-s vjen pak orë pasi Ukraina hodhi hapin e parë drejt një marrëveshjeje mineralesh me Uashingtonin, që synon krijimin e një fondi të përbashkët investimi për rindërtimin e vendit./BBC