Trump: SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e paqes për Ukrainën “nëse palët e bëjnë të vështirë”


Gjatë një deklarate për mediat në ceremoninë e betimit të Mehmet Oz si drejtues i Administratës për Medicare dhe Medicaid, presidenti Donald Trump u shpreh për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas The Guardian.

“Do ta përfundojmë, në mënyrë ideale,” tha Trump.

“Por nëse, për ndonjë arsye, njëra nga dy palët e bën shumë të vështirë… ne thjesht do të tërhiqemi. Shpresojmë të mos na duhet ta bëjmë këtë.”

Trump shtoi se beson se ekziston një “mundësi e mirë” për “zgjidhjen e problemit.”