Një ish-Kongresmen i rangut të lartë është rishfaqur me akuza shpërthyese për 11 shtatorin.
Curt Weldon, i cili përfaqësoi distriktin e shtatë të Pensilvanisë për dy dekada dhe shërbeu si nënkryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Kongresit dhe Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit, pretendon se inteligjenca amerikane dinte për planet e terroristëve për të kryer 11 shtatorin një vit më parë dhe përmbysi karrierën e tij politike pasi mësoi se ai do t’i tregonte publikut.
Weldon ka dalë në intervista të shumta gjatë ditëve të fundit, përfshirë atë me Tucker Carlson, me episodin që është parë më shumë se pesë milionë shikime që nga e mërkura vetëm në platformën e mediave sociale X.
Weldon foli me pasion dhe me shumë hollësi në lidhje me rrethanat dhe veprimet nga ana e qeverisë amerikane asokohe, që, nëse janë të vërteta, do e bënin 11 shtatorin manipulimin më të madh në historinë e SHBA-së.
Inteligjenca ushtarake kishte njohuri paraprake për 9/11?
Sipas Weldon, një operacion special i inteligjencës ushtarake i koduar “Able Danger” e dinte se terroristët kishin plane për të rrëzuar ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregtisë një vit përpara se të ndodhte.
Pas bombardimit të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993, Weldon sponsorizoi legjislacionin që çoi në krijimin e “Komisionit Gilmore”. I emëruar sipas kryetarit të tij, Guvernatorit të Virxhinias, James Gilmore, komisioni rekomandoi krijimin e një qendre inteligjence të centralizuar.
Weldon tha se u takua me zëvendëssekretarin e mbrojtjes, zëvendësdrejtorin e FBI-së dhe zëvendësdrejtorin e CIA-s më 4 nëntor 1999 për të biseduar rreth krijimit të kësaj qendre, e njohur teknikisht si Analiza Operacionale Kombëtare e Politikave të Luftës (NOAH). Të gjithë, përveç CIA-s, ishin dakord me idenë, tha ai. Përfaqësuesi i CIA-s i tha Weldon se ata po bënin diçka tjetër vetë, një program të quajtur CI-21.
Pas 11 shtatorit, Weldon tha se mori “telefonata të furishme” nga katër persona në ekipin e “Able Danger”, i cili po vepronte në Fort Belvoir në Virxhinia. Ai foli me këta njerëz veç e veç, por secili tregoi të njëjtën histori, e cila ishte: “Ne identifikuam çdo qelizë të Al-Qaeda në botë një vit para 11 shtatorit. Ne identifikuam qelizën e Nju Jorkut një vit para 11 shtatorit. E dinim se do kishte një problem.”
Weldon tha se ai kishte grafikët dhe dokumentin që mori në atë kohë që tregonte planet. Ekipi “Able Danger” u përpoq t’i tregonte FBI-së dhe Departaentit të Drejtësisë së tre herë për këto plane.
“Të treja herë ata u ndaluan,” tha Weldon.
“Ata nuk u lejuan të transferonin informacionin.”
Informacioni i “Able Danger” mund të kishte parandaluar 11 shtatorin, jo vetëm sipas Weldon, por edhe ish-drejtorit të FBI-së, Louis Freeh, i cili shkroi më 17 nëntor 2005 një shkrim të botuar në Ëall Street Journal me titull, “Një hetim i paplotë: Pse Komisioni i 11 shtatorit injoroi “Able Danger “?
Freeh shkroi:
“Able Danger ” ka hedhur dritë mbi një mundësi të humbur që mund të kishte parandaluar 11 shtatorin. Në mënyrë të veçantë, “Able Danger” arriti në përfundimin në shkurt të vitit 2000 se ekspertët ushtarakë e kishin identifikuar Mohamed Atta me emër (dhe ndoshta me fotografi) si një agjent të Al Kaedës që vepronte në SHBA. Më pas, oficerët ushtarakë të caktuar në “Able Danger” u penguan të ndanin këtë informacion kritik me agjentët e FBI-së, edhe pse ishin caktuar disa takime. Pse?…Inteligjenca “Able Danger”, nëse konfirmohet, është padyshim fakti më i rëndësishëm i të gjithë hetimit pas 11 shtatorit. Edhe hetuesi më pa përvojë do e dinte menjëherë se emri dhe fotografia e identitetit të Atta-s në vitin 2000 është pikërisht lloji i inteligjencës taktike që FBI ka përdorur shumë herë për të parandaluar sulmet dhe arrestuar terroristët. Megjithatë, Komisioni i 11 shtatorit arriti në mënyrë të pashpjegueshme se ai “nuk ishte i rëndësishëm”.
Për sa i përket raportit të Komisionit të 11 shtatorit, Weldon e quajti atë vazhdimisht si një “copë plehre”.
Komisioni i 11 shtatorit ishte një manipulim, 1000 për qind mbulim” – i tha ai gazetarit Tucker Carlson. Udhëheqësi i manipulimit ishte drejtori i komisionit, Phillip Zelikow.
Zelikow ka punuar në administratën e George H.W. Bush në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe shërbeu në ekipin e tranzicionit të George W. Bush, si dhe në Bordin Këshillimor të Inteligjencës së Jashtme të administratës.
Pas 11 shtatorit, Inspektori i Përgjithshëm për Pentagonin John Crane paraqiti një letër informatori (Weldon i ofroi Carlson-it një kopje të tij). Weldon tha se Crane kërkoi mbrojtje sepse shefat e tij në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) refuzuan ta lejonin atë të bëhej një informator. Crane i tha Weldon se ai ishte këshilluar të gënjejë dhe të dezinformojë Kongresin.
“Plehrat në inteligjencë”, tha Weldon, “përdorin rregullisht mashtrimin”:
Ata luajnë lojëra duke manipuluar mediat për të nxjerrë një narrativë.…
Agjencia luan lojëra me Kongresin. Kongresi mendon se po merr informacion të saktë, por ai në fakt nuk është. Agjencia dëshiron që anëtarët të grinden për gjëra koti, në mënyrë që të bëjnë çfarë të duan.…Ka disa plehra aty. Unë i njoh ata të poshtër. Në kohën e duhur, unë do t’i nxjerr emrat e tyre që kanë bërë miliona e miliona dollarë dhe po bëjnë miliona e miliona dollarë sot. Ata po ia dalin në Ukrainë dhe në mbarë botën për shkak të kontakteve që kanë krijuar.”
Ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregtisë (World Trade Center) u rrëzuan nga shpërthimi i komanduar?
Weldon është zjarrfikës dhe ish-shefi i zjarrfikësve. Ai gjithashtu ka stërvitur agjentët e mbrojtjes nga zjarri dhe zjarrvënieve në Kompaninë e Sigurimeve të Amerikës së Veriut (INA). Ai vizitoi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë pas bombardimeve të vitit 1993. Ai beson se ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën për shkak të shpërthimit të kontrolluar.
Historia zyrtare është se Kullat 1 dhe 2 ranë sepse ndërtesat pësuan dëmtime të konsiderueshme strukturore pasi aeroplanët u përplasën në to. Për më tepër, karburanti i avionëve nga aeroplanët ndezi topa zjarri tejet të nxehtë për të dëmtuar kornizën e çelikut. Sa i përket ndërtesës 7, ajo ra sepse u godit nga mbeturinat e Kullave 1 dhe 2. Mbetjet nga dy kullat goditën fort 10 nga 47 katet e saj, duke dëmtuar kolonat dhe duke ndezur zjarre.
Por Weldon nuk është dakord.
“Kjo nuk mund të ndodhë,” i tha ai Carlson.
“Asnjëherë nuk mund të ndodhë që një ndërtesë 47-katëshe thjesht të shembet.”
Ai gjithashtu nuk pajtohet me arsyen zyrtare të shembjes së Kullave 1 dhe 2.
“Nuk ka mundësi që ato dy ndërtesa të jenë shembur thjesht në atë që ndodhi. Diçka duhej të ndodhte.”
Weldon theksoi se ky ishte edhe mendimi i Donald Trump. Trump, i konsideruar në atë kohë një ekspert jo vetëm për ndërtesat e larta, por edhe për ndërtesat e larta në Nju Jork, tha në mëngjesin e 11 shtatorit gjatë një telefonate me medianlokal Channel 9, se ai nuk besonte se asnjëra nga kulla e World Trade Center u rrëzua për arsyet që na u thanë. Ai i tha gazetarit:
“Qendra Botërore e Tregtisë njihej gjithmonë si një ndërtesë shumë e fortë. Mos harroni, që u godit nga një bombë të madhe në bodrum në vitin 1993. Bodrumi është vendi më i cenueshëm sepse aty është themeli. Dhe unë arrita ta shoh atë zonë rreth tre ose katër ditë pas shpërthimit, sepse një nga inxhinierët e mi strukturorë më çoi për një turne, sepse ai e bëri ndërtesën. Ndërtesa qëndronte e fortë edhe pse gjysma e kolonave ishin hedhur në erë.
Pra, kjo ishte një ndërtesë e pabesueshme e fuqishme. Nëse dini diçka për strukturën, ajo ishte një nga ndërtesat e para të ndërtuara nga jashtë. Arsyeja që Qendra Botërore e Tregtisë kishte dritare kaq të ngushta është se mes të gjitha dritareve kishe çelik nga jashtë. Unë thashë: “Si mundet një aeroplan… qoftë edhe një 767 ose 747,” ose çfarëdo që mund të ketë qenë – “si ka mundësi të kalojë përmes çelikut?” Mendoj se ata kishin jo vetëm një avion, por kishin bomba që shpërthyen pothuajse njëkohësisht.”
Ka gjithashtu një pjesë të mirë të pamjeve të zjarrfikësve që thonë se dëgjuan një “shpërthim të fortë”. Një zjarrfikës tha se ai “me siguri” dëgjoi një shpërthim dytësor. Dikush tjetër që ishte në atë kohë në Ground Zero tha se një orë më vonë, me sa duket pasi aeroplanët goditën kullat, ai dëgjoi “një shpërthim të madh nga shumë, shumë më poshtë”.
Një person tjetër tha: “Ishte sikur shpërtheu një bombë”.
Megjithatë, dikush tjetër shtoi: “Agjencitë federale që ishin atje poshtë besojnë se kishte një lloj mjeti shpërthyes diku tjetër përveç aeroplanëve që goditën kullat binjake”.
Kjo përmbledhje nga Benny Johnson përfshin disa dëshmi të ngjashme nga njerëzit në Ground Zero në 11 shtator.
A e dinte CIA se bin Laden nuk ishte në Afganistan?
Weldon tha se mori 10 informata të forta nga burime shumë të kualifikuara që i thanë atij se ndërsa ushtarët amerikanë po vdisnin në Afganistan duke u përpjekur të përmbysnin talebanët, të shkatërronin al-Kaedën dhe të kapnin Osama bin Ladenin, bin Laden fshihej në Iran. Ai tha se më pas u takua me CIA-n dhe u tha atyre se kishte këtë informacion. Në përgjigje, atij iu tha “ne dëgjuam raporte të ngjashme. Ne nuk mund t’i konfirmojmë apo mohojmë ato.”
Weldon tha se ishte në shok.
Tre muaj më vonë, Weldon mori më shumë informacion, këtë herë se bin Laden po trajtohej jashtë Teheranit. Përsëri, gjatë një konference të klasifikuar, ai pyeti nëse kjo ishte e vërtetë. Përgjigja ishte e njëjtë: “Ne kemi dëgjuar raporte të ngjashme. Ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë se Bin Laden po trajtohet në një spital ushtarak jashtë Teheranit.”
Pas kësaj, Weldon tha se takoi një njeri që ishte një NOC (No Objection Certificate) për CIA-n, një referencë për një mbulesë jozyrtare. NOC, i cili kishte punuar në Iran, tha se ai po merrte raporte për pamjet e bin Ladenit nga miqtë e tij. NOC i kërkoi Weldon-it ta ndihmonte të futej në Iran, në mënyrë që të mund ta kapte Bin Ladenin “të gjallë apo të vdekur”.
Weldon tha se ai u takua gjithashtu me një stërvitës skifterësh nga Maine, një shtetas amerikan sik, i cili stërviti fëmijët e familjeve mbretërore të Lindjes së Mesme si të merreshin me skifterët. Burri i kërkoi ndihmë Weldon për të hyrë në Iran. Burri tha se kolegët e burrit në rajon po transmetonin raporte me pamjet e skifterave të bin Ladenit në Iran. Ai ofroi të shkonte atje dhe të etiketonte zogjtë e bin Ladenit, të cilët do ta çonin SHBA-në drejt e tek ai.
Weldon arriti në përfundimin se agjencitë e inteligjencës po fshihnin të vërtetën rreth vendndodhjes së bin Ladenit. Për më tepër, shtoi ai, bin Laden “u vendos” në Iran, bazuar në informacionin e transmetuar atij nga dikush që tha se ata ishin në dhomë “kur u arrit marrëveshja”. “Marrëveshja” nuk u arrit me qeverinë iraniane, tha Weldon, por me Qasem Soleimanin, një komandant në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i cili u vra në një sulm ajror të vitit 2020 të autorizuar nga Presidenti Donald Trump. Weldon beson se kjo marrëveshje është “arsyeja pse ne e vramë atë”.
Por pse? Sipas Weldon, “Çështja ishte të manipulonim për t’i angazhuar trupat tona për të luftuar betejat në Afganistan, Irak dhe gjithë atë rajon. Dhe ata duhej të kishin justifikimin për ta bërë këtë.”
Ish-kongresmeni më pas tha se manipulimi që dërgoi ushtrinë amerikane në një ndjekje të egër vijon edhe sot e kësaj dite:
“Agjencia jonë e inteligjencës ka tentakula në mbarë botën. Dhe ata nuk i përgjigjen askujt. Dhe ky është problemi tani. Ky është problemi që ka Trump. Po, ai mund të ndërpresë lejen e sigurisë për 51-shin, por ai rrjet shtrihet shumë gjerë në mbarë botën dhe ata mund të luajnë të gjitha lojërat që duan. Në Ukrainë, në vende të tjera. Dhe derisa të shkojmë ta gjurmojmë këtë kësaj, kjo nuk do të ndalet. Çfarë ka më tej?”
Weldon beson se presidenti duhet të krijojë një komision legjitim dhe të pavarur të 11 shtatorit me ekspertë, ndërtues dhe inxhinierë të zjarrit për të ekzaminuar inteligjencën. Ai thotë se ka një bollëk dokumentacioni – dëshmi, intervista, intervista ekspertësh.
“Të gjithë janë gati për të dëshmuar,” tha ai.
“Gjithçka që duhet të bëjë Trump është të emërojë një komision të ri presidencial, le të bëjnë hetimin, ne do t’u japim të gjithë materialin dhe më pas do t’u tregojmë vendit.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Thenewamerican
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani