Trump thotë se Zelensky do e nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve javën tjetër


Presidenti amerikan Trump tha se SHBA-ja dhe Ukraina do nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rëndësishme  të enjten e ardhshme, në një hap që pritet të mbajë Kievin në pozita tëmira, ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

“Ne kemi një marrëveshje për mineralet që mendoj se do nënshkruhet të enjten”, tha Trump gjatë takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Zyrën Ovale.

“Dhe unë mendoj se ata do të përmbushin marrëveshjen.”

Përpjekja për marrëveshjen e mineraleve dështoi pasi presidenti ukrainas Zelensky u përplas me Trump në Zyrën Ovale dhe sugjeron që të dyja palët kanë rënë dakord për konturet e marrëveshjes që rregullon planet e pasluftës për të shfrytëzuar depozitat minerale të vendit dhe për të rindërtuar infrastrukturën e tij, shkruan Bloomberg.

Pas një raundi negociatash në Uashington, administrata Trump uli vlerësimin e saj për ndihmën që SHBA i dha Kievit që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë nga 300 miliardë dollarë në rreth 100 miliardë dollarë, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Kjo e afron atë me vlerësimin e vetë Ukrainës prej më shumë se 90 miliardë dollarë.