Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi e Aldo Majnishta refuzojnë të dëshmojnë shtyhet seanca


Është shtyrë për një datë tjetër seanca ndaj Dritan Rexhepit dhe Aldo Majnishtës, të cilët akuzohen për rrëmbimin , vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Ata kanë hedhur poshtë kërkesën e Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar në gjyq, ndërkohë që një tjetër i akuzuar, Altin Hajri, po gjykohet në mungesë.

Rexhepi e Majnishta nuk kanë pranuar të vijnë të dëshmojnë nga paraburgimit i Fierit.

SPAK ka çuar në dhjetor 2024 për gjykim dosjen ndaj Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak.

Jan Prenga u rrëmbye dhe u vra më 17 janar 2020. Dyshohet se porositës i vrasjes është Dritan Rexhepi, pasi dyshonte se i vëllai i Jan Prengës, Astri Prenga, i kidhte vjedhur në Angli një sasi kokaine. Rexhepi u arrestua në Stamboll më 10 nëntor 2023 ndërsa u ekstradua më 8 janar 2025.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.