Në vijim të hetimeve intensive janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më datë 17 prill 2025 në Lundër, ku 4 të rinj u qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ata po qarkullonin.
Në kuadër të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolle të zhvilluar në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Motomjeti i djegur është sekuestruar dhe është një nga provat që do të ndihmojë në zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.