Automjeti përplas një skuter pranë bashkisë në Durrës, plagosen dy të mitur


Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në afërsi të Bashkisë së Durrësit.

Një automjet tip “Hyundai” me targa AB 564 CL, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një skuter elektrik me dy të mitur.

Të miturit, një 13-vjeçar dhe një tjetër bashkëmoshatar, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.