Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës betohen në seancën konstituive


Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka hapur seancën konstituive të sotme, që shënon vazhdimin e seancave të mëparshme.

Gjatë fjalës së tij, ai konfirmoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar për të miratuar raportin e Komisionit të verifikimit të mandateve dhe kuorumit. Pas votimit të raportit, që u miratua me 119 vota pro, deputetët e zgjedhur bënë betimin në Kuvendin e Kosovës.

Ky moment ka shënuar përfundimin e procesit të verifikimit dhe ka hapur rrugën për hapat e ardhshëm të legjislaturës së nëntë, që përfshijnë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Me 120 deputetë të betuar, Kuvendi është gati të kalojë në fazën tjetër të funksionimit të tij, duke siguruar kështu një hap të rëndësishëm për stabilizimin dhe avancimin e procesit parlamentar në Kosovë.