Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij publike për kandidatin për deputet në Qarkun e Korçës, Dr. Gentian Çala, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Meta e ka vlerësuar Çalën si një profesionist të përkushtuar dhe human, i cili, sipas tij, është gjithmonë pranë problemeve të komunitetit. Ai theksoi se cilësitë intelektuale dhe serioziteti i kandidatit e bëjnë atë një përfaqësues të denjë për qytetarët korçarë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
“Vota për Dr. Gentian Çalën është votë për qytetarin e mirë, punëtorin e palodhur dhe intelektualin ekselent,” u shpreh Meta, duke i uruar atij “suksese të merituara” në garën elektorale.