Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, aktualisht në burgun e Fierit, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga fushata e vitit 2021 në Korçë, duke falënderuar ekipin për punën dhe përkushtimin.
Salianji thekson se falë mbështetjes masive të demokratëve atëherë dhe rezultatit të arritur, në zgjedhjet e 11 majit PD e ka të lehtë sigurimin e 6 mandateve në këtë qark.
“Kur demokratët i besuan ndryshimit masivisht Në Korçë, 4 vjet më parë në çdo lagje dhe fshat na mirëpritën me mbështetje masive dhe të jashtëzakonshme.
Me mirënjohje, falenderim për cilindo dhe pa përtuar arritëm rezultat fantastik që sot Partia Demokratike të ketë të lehtë 6 mandate në Korçë”, shkruan Salianji.