SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Sipas BalkanWeb, urdhër-arresti është lëshuar gjithashtu për Sokol Novakun, Shefi i sektorit për aksidentet.
Një grua është perfshirë në një aksident dhe bashkëshorti i saj ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.
Ai ishte në përgjim nga prokuroria e Posaçme për një çështje tjetër, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen.
Kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojnë urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë.
Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, dhe është ndaluar nga agjentët e AMP-së.
Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Mësohet se ky i fundit është prangosur një ditë më parë.
Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.