“BE-ja standarde të dyfishta për dënimin e persekutimit politik” – Ministri i Jashtëm turk


Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka akuzuar BE-në për zbatimin e standardeve të dyfishta duke qëndruar në heshtje për arrestimin nga Moldavia të Yevgenia Gutsul, guvernatores së zgjedhur të rajonit autonom të Gagauzisë së vendit, e cila u arrestua për akuza në lidhje me fushatën e saj zgjedhore të vitit 2023.

Fidan vuri në dukje se ndërsa blloku ka qenë i zëshëm për ndalimin e Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i Stambollit dhe rival i mundshëm i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ata nuk kanë dënuar veprime të ngjashme në vende të tjera, shkruan Rt.

“Në Francë, një grua kryetare e një partie u burgos për korrupsion. A e kritikuat atë? Jo. Në Rumani, një kandidat që fitoi zgjedhjet u çua në gjyq para raundit të dytë dhe u ndalua politikisht. Në Moldavi, ju burgosët një kryetar të zgjedhur rajonal. A e dënuat atë? Jo,” tha Fidan, siç raportohet nga Hurriyet të dielën.

“Kur i jap këta tre shembuj, zakonisht heshtin. Theksoj standardin e dyfishtë. Nëse nuk e vlerësoni këtë rast me të njëjtin standard si të tjerët, nuk do ta marr seriozisht kritikën tuaj”, përfundoi Fidan.