Dega e Al Kaedës thotë se vrau 70 ushtarë në vendin afrikan


Dega e Al Kaedës, JNIM tha se vrau 70 ushtarë në bastisjet në dy poste ushtarake në Beninin verior, numri më i madh i vdekjeve i pretenduar nga xhihadistët në vend në mbi një dekadë veprimtari në Afrikën Perëndimore, tha të shtunën Grupi i Inteligjencës SITE.

Shteti i Afrikës Perëndimore dhe fqinji i tij bregdetar Togo kanë pësuar një sërë sulmesh në vitet e fundit pasi grupet e lidhura me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën kanë zgjeruar praninë e tyre përtej rajonit të Sahelit në veri, shkruan Reuters.

Reuters nuk mundi ta konfirmonte menjëherë raportin në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i ushtrisë së Beninit Ebenezer Honfoga nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve.

SITE citoi një deklaratë të Jama’a Nusrat ul-Islam ëa al-Muslimin (JNIM) të enjten duke thënë se 70 ushtarë u vranë në sulmet në dy baza ushtarake në provincën verilindore të Beninit, më shumë se 500 km nga kryeqyteti Cotonou.