Milani i largohet Evropës, hap fals në shtëpi ndaj Atalanta-s


Pas humbjes së Interit në ndeshjen e pasdites, një tjetër rezultat “surprizë” erdhi në ndeshjen e darkës ku Milani u mund në fushën e tij prej Atalanta-s.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Ederson në minutën e ’62. Pas kësaj fitoreje, miqtë forcojnë pozitat në vendin e tretë duke qenë në rrugë të mbarë për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Milani nga ana e tij po bën një sezon të vështirë dhe me humbjen e sotme ka mbetur në vendin e nëntë të renditjes, shumë larg Kupave të Evropës.