Pas 100 vitesh kërkimi, filmohet për herë të parë kallamari gjigant (Video)


Kallamari kolosal, jovertebrori më i rëndë në botë, është filmuar i gjallë në natyrë për herë të parë që kur u identifikua një shekull më parë.

Kallamari Mesonychoteuthis hamiltoni, i gjatë deri në shtatë metra dhe peshon deri në gjysmë ton, është jovertebrori më i rëndë në planet. Lloji i kapur në video pranë Ishujve Sandëich Jugor, në Oqeanin Atlantik jugor, është një foshnjë, me gjatësi vetëm 30 cm, shkruan The Guardian.

Videoja, e marrë nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh dhe studiuesish në bordin e anijes kërkimore të Institutit Oqean Schmidt, Falkor, tregon të miturin pothuajse transparent, me tetë këmbë, duke notuar në habitatin e tij natyror, në thellësi të detit.

Ai u kap në video nga një mjet i drejtuar nga largësia, SuBastian, ndërsa ishte në një ekspeditë 35-ditore në kërkim të jetës së re detare.

“Këto çaste të paharrueshme vijojnë të na kujtojnë se oqeani është i mbushur me mistere që ende nuk janë zgjidhur,” tha Virmani.

Dihet pak për ciklin jetësor të kallamarit kolosal, i cili humbet pamjen e tij transparente si i rritur.

U deshën ditë që ekipi në bordin e Falkor të merrte verifikimin e pamjeve. Kallamari ka grepa të mprehtë në fundin e tentakulave të tij, të cilat e dallojnë atë nga llojet e tjera të kallamarëve.