Raportet e inteligjencës së Ekuadorit thonë se kartelet meksikane komplotuan vrasjen e presidentit Noboa


Ekuadori ka shpallur gjendjen e “gatishmërisë maksimale” lidhur me një komplot për vrasjen e presidentit Daniel Noboa.

Në një memo të titulluar “Hakmarrja e humbësve të këqij” të lëshuar herët të shtunën, Ministria e Qeverisë tha se “të gjitha protokollet e sigurisë janë aktivizuar” për shkak të kërcënimit që vjen nga “organizatat kriminale, në bashkëpunim me grupet politike të mposhtura në votime”.

Noboa u rizgjodh në fillim të këtij muaji, duke premtuar se do vijojë një goditje ndaj dhunës së shfrenuar të karteleve që po shkaktojnë krime të shumta në Ekuador.

Kundërshtarja e tij, Luisa Gonzalez, ka vijuar të këmbëngulë se votimi ishte i falsifikuar.

Deklarata vjen pas rrjedhjes në fillim të kësaj jave të një raporti të inteligjencës ushtarake që thoshte se vrasësit që kishin hyrë në Ekuador nga Meksika dhe vende të tjera planifikonin të kryenin “sulme terroriste” kundër Noboas.

Deklarata e qeverisë pretendon se humbësit në zgjedhjet e fundit të 13 prillit punësuan sicarios (vrasës me pagesë) nga Meksika dhe vende të tjera në një përpjekje për të destabilizuar qeverinë.

“Shteti është në gatishmëri të lartë. Janë aktivizuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe Forcat e Armatosura, Policia Kombëtare dhe agjencitë e inteligjencës po punojnë së bashku”, thuhet në të.

Komplotet e dyshuara terroriste

Duke cituar burime të inteligjencës, raporti jep hollësi mbi “komplotimin e një atentati, sulme terroriste dhe trazira në rrugë përmes demonstratave të dhunshme”.

Komploti synon “jetën e Presidentit të Republikës, autoriteteve shtetërore dhe zyrtarëve publikë”, tha ai.

Qeveria Noboa pretendoi se ata që qëndronin pas kërcënimit të fundit ishin “strukturat kriminale” dhe “sektorët politikë të mundur në votime”. Noboa aludoi në një raport të supozuar të inteligjencës ushtarake që qarkullonte në mediat sociale, i cili thoshte se pas zgjedhjeve të së dielës, “ka filluar transferimi i vrasësve me pagesë nga Meksika dhe vende të tjera në Ekuador”.

Associated Press u konsultua me institucionin ushtarak për vërtetësinë e raportit, të cilit zyra e tij e shtypit u përgjigj se një deklaratë zyrtare do lëshohej në orët në vijim.

Edhe pse nuk ofron emra, deklarata duket se akuzon Lëvizjen e Revolucionit Qytetar (RC5) në të cilën Gonzalez është udhëheqësi që është e lidhur me ish-presidentin Rafael Correa, për planifikimin e sulmit.

Komploti i raportuar i atentatit vjen mes një modeli të përshkallëzimit të dhunës në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në 2023.

Dhuna e shfrenuar nga bandat kriminale të përfshira në trafikim nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, Peruja dhe Kolumbia fqinje, kanë goditur gjithashtu vendin.

Në rastin më të fundit, të paktën 12 persona u vranë të premten në një sulm në provincën bregdetare të Manabi, ndërsa persona të armatosur të veshur me uniforma të rreme ushtarake hapën zjarr ndaj spektatorëve në një përleshje gjelash.

Noboa shpalli një “gjenjde të jashtëzakonshme ” për të luftuar bandat e drogës në janar të vitit të kaluar, duke pasqyruar luftën e vijueshme të vendit me krimin e organizuar.

Marrëdhëniet e këqija me Meksikën

Raportet e mediave në Ekuador sugjeruan gjithashtu se mbështetja mund të ketë qenë e afërt nga udhëheqës të huaj, përfshirë Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës.

Mes një përplasjeje diplomatike që filloi vitin e kaluar, Sheinbaum njoftoi të mërkurën se Meksika nuk do rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin për sa kohë që Noboa mbetet në detyrë.

Udhëheqësi meksikan e kishte mbështetur publikisht Gonzalezin në zgjedhje.

Zgjedhjet e kontestuara

Mungesa e provave nga qeveria e Ekuadorit nxiti kritikat nga ish-kandidatja Gonzalez, e cila ka pohuar vijimësisht se rezultati i zgjedhjeve ishte i falsifikuar. Të shtunën, ajo shkroi në X se pretendimet për atentat ishin thjesht “dëshpërim i qeverisë për të na mbyllur gojën”.

Krahas një premtimi për të nxitur ekonominë që ndodhet në një gjendje të vështirë, që u pa si çelësi për ta ndihmuar atë të fitonte rizgjedhjen në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, Gonzalez, e cila hyri në balotazh pas një raundi të parë të ngushtë në shkurt dhe pretendoi mashtrim “grotesk”, tha vonë të mërkurën se ajo planifikon të kundërshtojë rezultatet përmes abkimit në autoritetet zgjedhore të vendit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Borderland Beat

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani